Ditën e sotme ne pranga të policisë ka rënë Dod Lalaj nga fshati Domigjon i Mirëditës, pasi u kap duke kultivuar kanabis në tokën në pronësi të tij në afërsi të banesës.
Gjithashtu gjatë kontrollit në një ambient tjetër afër shtëpisë atij iu gjetën dhe 4 kallëpe lëndë plasëse.
Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.