Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj u arrestua nga policia në kryeqytet pasi në vilën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis sativa që po rriteshin qetësisht në ballkonin e shtëpisë.
Nëse bima e kultivuar në këto vazo lulesh, do të rezultojë kanabis, këngëtarja Enca Haxhiaj rrezikon 3 deri në 7 vjet burg. Efektivët e Komisariatit nr. 1 përmes të dhënave të marra nga inteligjenca informative ndërhynë pasditen e së hënës në banesën e këngëtares në “Sunrise Residence” dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan bimët në ballkon.
Burime bëjnë me dije se këngëtarja u shpreh e habitur kur policia hyri për kontroll, por mësohet se gjatë arrestimit nuk bëri rezistencë. Vazot me kanabis Enca i mbante brenda në shtëpi, por herë pas here i nxirrte në ballkon për të marrë rreze dielli. Para hetuesve këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese e lëndën narkotike.
‘Jam përdoruese vetë e kanabis sativa. I kam mbjellë përpara disa kohësh bimët.’- mësohet të ketë thënë këngëtarja.
Enca Haxhiu jetonte prej 6 muajsh në vilën në fjalë, e cila ishte në pronësi të saj, kthyer nga jashtë shtetit. Ajo bashkëjetonte me një shtetas të huaj, i cili ishte aty kur policia ndërhyri. I pyetur nga hetuesit ai ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me rrënjët e kanabis sativa, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për to. Pas marrjes në pyetje i riu është lënë i lirë. Lënda narkotike ishte e varietetit 3 mujor, ndërsa kishte arritur në gjatësi rreth 1 metër dhe ishte gati afër pjekjes.
Qe nuk eshte kujdesur per bimet,e besoj ,por qe s'ka pasur dijeni,genjen dhe genjen rendcem,policia duhet t'a arrestonte dhe boyfriendin.S.d.q.me shume se sa njoftim komshijsh,duket si pune nga brenda.Kjo ose ka folur si shume ne ndonje lokal dhe ndonje agjent i ka patur /antenat/ gati,ose e ka denoncuar ndonje sherbyese per 100 arsye.E imagjinoni kete te kujdeset per kanabisin,apo te beje ndonje pune tjeter ne shtepi?! Kjo, ve bast qe as pjatat nuk ngre nga tryeza,jo me te nxjerre e te fuse vazot me kanabis,apo t'i ujisi e t'ju beje sherbime te tjera!!
Përgjigjupo c'te duhet kanabisi ty mi kinge...i ben qejfin armiqve te tu..lirojeni kanabisi ne amerike eshte legal,,,nuk ka asgjee te kkeqe ta perdoresh per vete....
PërgjigjuKujdes dafllakun do ta bejne shoshe marmiden … hopa.
PërgjigjuNe ballkonin e shtepise... nevojitej ky sqarim duke pasur parasysh foton! Hahah
PërgjigjuMir bundrat qe sna ndahen, po ste lejn rehat dhe fuksat.
PërgjigjuNjë gja që nuk lejohet pse e mban në shtëpi o analfabete. Ti mund të jesh vip po vip me kryt bosh. Kanabisi përdoret vetëm në rastet kur personat janë të sëmure. Që ju lehtëson dhimbjet.
PërgjigjuKryet bosh por gjoksin sa gazepi or teeeejjjjj
Me gjith ate gjoks do e fusni nburg,he mo lene....!!!!
PërgjigjuPolicia qe duam dhe komshiu qe s'duam
PërgjigjuEdhe ne per perdorim familjar mbollem 2000 rrenje, jemi fis i madh kemi edhe dasma para kemi shoqeri per te respektuar.
Përgjigjuhahahahahah
Hahahaha. I modh
JE I MADHE ME KOMENTIN
Hahhahahahaha
Na myten spiunet.nuk heq dore shqipo nga punet e tjetrit
Përgjigjujam 100% i sigurt. fqinjët e saj e kishin zili dhe donin ta hiqnin qafe në zonën e tyre. kanabisi është në shitje në rrugët e Evropës pa asnjë problem. është më i shëndetshëm se duhani. ku qendron problemi? këngëtarja shqetësoi fqinjët ata u hakmorën. asgje tjeter.
PërgjigjuMbase ja kane futur familjaret pasi i solli zezakun ne shpi lol Jane fut ne burg pleq se u ka mbire nje rrenje ne oborr, kjo i ka mbjell me deshire minimumi disa vite burg apo ligji do vazhdoje te zbatohet vetem per te fukarenjt.
E kapët kur ju duhej. Tani ikni me pushime.
PërgjigjuMos valle te gjithe "VIP"-at jane bere te pasur ne kete menyre?. Duhet nje hetim me i zgjeruar.
PërgjigjuRespekt enca, edhe pse muziken e ke …, Turp polici shtet-, ky eshte rast precedent? Huhu ????
Përgjigju