Pamje nga parcela me kanabis, Has

Kultivonte kanabis në Has, në pranga 40 vjeçari, nën hetim kryeplaku i fshatit

27 Maj 2022, 10:54| Përditesimi: 27 Maj 2022, 10:56

  • Share

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Tregtan pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis.

Sajmir Qerkezi akuzohet si kultivuesi i bimëve narkotike ndërkohë nën hetim është vënë edhe Xhem Bokçiu me detyrë kryeplak i fshatit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit të territorit, forcat blu gjetën bimën e kultivuara në vendin e quajtur "Përroi i lagjes Qerkez".

Ende po punohet  për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari ndërkohë materialet procedurale i ka kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?