Një 34 vjeçar është arrestuar të enjten në Gjirokastër pasi dyshohet se kultivonte dhe shiste kanabis. Bimë kanabisi të mbjella dhe të tjera në proces tharjeje u gjetën nga policia në oborrin e banesës së 34-vjeçarit Alfred Skënduli, në Lazarat. Bimët u sekuestruan si provë materiale për akuzat ndaj Alfred Skëndulit.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Gjokaj”, ku kontrolli është bërë nga toka dhe ajri duke përdorur dronë, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".