Foto ilustruese

Kronikë

Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 60-vjeçari në Shëngjin! Në Lezhë shkarkohet kreu i Njësisë Administrative Ungrej, në kërkim për kultivim të bimëve narkotike

22 Korrik 2021, 09:12| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 10:33

  • Share

SHËNGJIN- Një 60-vjeçar është arrestuar ditë e sotme pasi është konstatuar nga Policia duke kultivuar kanabis në tokën e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në Ishullin e Shëngjinit të Lezhës.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se 60-vjeçari është identifikuar me inicialet  P. B. Pas kontollit të ushtruar nga Policia përmes informacioneve që ishin marrë se shtetasi në fjalë kultivonte kanabis është ushtruar kontrolli dhe për pasojë 60-vjeçari ka rënë në pranga.

Ndaj 60-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkaq, lidhur me kontrollet e kultivimit të kanabisit është shkarkuar nga detyra kreu i Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë. Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak se është shpallur në kërkim nga Policia për kultivim të bimëve narkotike. Njësia Administrative drejtohej nga Gëzim Kola, ndërsa tani Bashkia Lezhë ka emëruar kreun e ri, Agostin Zefin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?