Kronikë

Kultivuan 212 rrënjë kanabis në Krujë, vihen në pranga 2 kushërinjtë, pamjet me dron kur kapen nga polica (VIDEO)

5 Maj, 13:23| Përditesimi: 5 Maj, 15:47

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga, pasi kultivuan 212 rrënjë kanabis në Krujë. Në pranga janë vënë kushërinjtë, Fabian Farruku dhe Klajdi Farruku, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku kishin mbjellë fidanët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin e quajtuar “Koordinata”, ndërsa u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që ata përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët. 

Në pamjet me dron shihet momenti kur dy personat janë kapur në flagrancë nga policia. 

'Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar  narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit Fabian Farruku, 25 vjeç dhe Klajdi Farruku, 21 vjeç (kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?