Foto ilustruese

Kultivuan 270 rrënjë kanabis, 4 të arrestuar në Fier

14 Korrik 2020, 08:48| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 08:51

  • Share

4 persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kultivuar 270 rrënjë canabis sativa. Arrestimet u zhvilluan në dy operacione të ndryshme, në fshatin Rromës në Mallakastër dhe fshatin Vloshë në Roskovec.

Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike, ku u arrestuan edhe 3 persona S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, si autorët të kultivimit  të 150 rrënjëve canabis sativa.   

Operacioni i dytë u zhvillua nga policia në fshatin Vloshë në Roskovec, ku një 60-vjeçar me iniciale B.H. kishte kultivuara 120 rrënjë canabis sativa në tokën  e tij.

Të 4 personat u arrestuan për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?