Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Prej tre muajsh nën hetim, merr fund 'aventura' e tre vëllezërve që kultivuan kanabis

21 Shtator 2019, 09:51| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 10:31

  • Share

SHKODËR- Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Shkodër pasi janë kapur me kanabis të mbjellur në zonën e Toplanës. Të arrestuarit janë K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Ata janë arrestuar në saj të operacionit të koduar "Brebulla", ku nga informacionet e marra Policia i ka hetua për tre muaj dhe më pas i ka arrestuar.  Tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Të arrestuar do të përballen me akuzat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?