Kultivuan lëndë narkotike në fshatin Seltë në Elbasan, 2 të arrestuar, 1 në kërkim

27 Qershor 2023, 11:48| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 11:49

  • Share

Agim Dervishi 51 vjeç dhe Stefan Dervishi 56-vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kultivuar lënë narkotike në fshatin Seltë.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim Eduart Malja, banues në Krujë,

Sipas policia ata dyshohet se në fshatin Seltë, Zavalinë, kanë kultivuar 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

‘Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Si rezultat i fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?