Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi u kapën duke u kujdesur për një plantancion mariuane me 2200 bimë, pranë lumit Ebro në komunën e Escatrón.
Shqiptarët janë kapur nga autoritetet spanjolle të martën e 10 shtatorit.
Autorët janë të moshës 21 deri në 34 vjeç dhe akuzohen për krime të dyshuara kundër shëndetit publik, kundër florës dhe faunës dhe anëtarësimit në një grup kriminal
Hetimi filloi në muajin gusht pas një paralajmërimi nga një roje e rezervuarit të lumit Ebro, i cili raportoi se kishte vëzhguar dy burra duke futur një tub nën tokë për të nxjerrë ujë.
Gjatë inspektimit të tokës, agjentët gjetën disa zona të diferencuara për të kryer aktivitete të ndryshme: kultivimin e bimëve, një vend pushimi ku kishte dyshekë për të kaluar natën, një zonë kuzhine me pajisje dhe furnizime ushqimore, si dhe një zonë tjetër për tharjen. Substanca në të cilën u sekuestruan 5 kilogramë sytha marihuanë të thara tashmë.
Vendi ku rriteshin bimët ishte një terren i vështirë për tu dalluar pasi ishte në një zonë të pyllëzuar dhe nga ana tjetër plantacioni ishte i rrethuar nga pemë që e bënin të lehtë fshehjen.
Veç kësaj plantacioni, në një gjendje të avancuar rritjeje, kishte infrastrukturën e nevojshme për kultivim me dy pellgje që mbusheshin përmes zorrëve dhe pompave të nxjerrjes së ujit, të nxjerra nga lumi Ebro dhe gjeneratorëve elektrikë për të furnizuar me dritë pajisjet.