Pas shqetësimeve të përsëritura të fermerëve të duhanit në zonën e Dumresëse nuk marrin paratë nga firmat grumbulluese, autoriteti konkurencës ka kryer hetimin e këtij tregu.
Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv rezulton se në këtë treg operojnë 6 kompani ndërsa njëra prej tyre “Mika Korca” për dy vite radhasi ska paguar fermerët.
Siç dhe shihni në këtë dokument “- Ndërmarrja “Mika Korça” SHA nuk ka shlyer ende kultivuesit për prodhimin e dy viteve të fundit 2015 – 2017 në zonën e Belshit/Dumresë, e cila konsiderohet zona më e madhe e prodhimit të duhanit në vend-shprehet autoriteti konkurencës në hetimin e kryer.
Në pikën 9 të hetimit paraprak autoriteti konkurencës shprehet se “Marrëdhëniet fermerë-grumbullues rezultojnë me problematika të shumta, të cilat konsistojnë në: vonesat në pagesa; mosrespektimin e kontratave me fermerët nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese; grumbullimi, klasifikimi dhe vlerësimi i duhanit jashtë standarteve etj.
Nga ky hetim nuk ka rezultuar se 6 nga kompanitë grumbulluese të kenë pozitë dominuese në treg por rezulton se kultivuesit e duhanit në shqipëri janë të pambrojtur.
Në rekomandimet e autoritetit të konkurencës i kërkohet ministrisë së bujqësisë përgatitja e një projektligji të ri për të sistemuar këtë treg dhe mardhënie klutivues grumbullues.
Si shkak i problemeve të hasura deri më tani autoriteti konkurencës ka vendosur në monitorim deri në 31 dhejtor 2018 këtë treg për të parë sjelljen e operatorëve grumbullues në raport me kultivuesit.
Të parët të shkepin n b** të dytët që të dytët të kuptojnë se ç’heqin të parët!
Përgjigju