Ndoshta nuk jam askush për kritikuar ata që flasin në emër të PD e ndoshta si pjesë e PD, por mbi të gjitha si qytetarë kam të drejtë të them mendimet e mia edhe kur ata janë kritika! Nëse dikush kritikon diçka, ndoshta e don më të mirë atë dhe po ashtu edhe ndryshe se si është! PD, ka pasur e ka një problem thelbësor, sepse kush bëhet me postë drejtues i forumeve, flet siç ja ndjen stomaku, por thuajse asnjëherë nuk pyesin e konsultohen edhe me të tjerët nëse qëndrimet apo reagimet janë të bashkëndara me sa më shumë të tjerë që identifikohen me atë PD dhe që e duan po njësoj ose edhe më shumë që të jetë alternativë besuese për vendin dhe qytetarët!
PD, duhet të shkëputet njëherë e mirë me kulturën e trashëguar që nuk njohin askënd që nuk e zgjedhin vetë edhe kur realisht nuk i kanë numrat që ta bëjnë një gjë të tillë! Nuk ka parti në pluralizëm që qëndron vetëm në pushtet e po ashtu që çdo zgjedhje t'i fitoj po vetë! Një parti politike njihet tamam kur ajo është në Opozitë se si sillet me qytetarët, me anëtarët e saj e po ashtu me institucionet!
Është absurde dhe jo dinjitoze që partia më e madhe opozitare që të mos njoh e të mos e respektoj Presidentin e Republikës si të tillë në momentin që ai zgjidhet sipas Kushtetutës! Si mund të krijohet një konflikt artificial dhe i panevojshëm me një figurë që është zgjedhur President, që s'ka mbajtur asnjë post partiak e përkundrazi ka qenë garanti me i madh i sigurisë dhe sovranitetit të vendit në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura? Si ka mundësi, përtej nevojës për të bërë Opozitë, PD nuk bie dakord me asnjë drejtues institucioni, vetëm për faktin, se nuk ishte aty në kohën kur ajo nuk është shumicë? Si mundet një Opozitë të krijojë konflikt artificial, paragjykim e deri të hedh balt me atë që tashmë është zyrtarisht President i Republikës? Çfarë kulture të bërit politikë është kjo? Sigurisht nuk është ajo kulturë që duhet të ketë PD si forcë opozitare sot e si model qeverisje nëser!
Mendimet e partisë më të madhe opozitare nuk janë mendime personale vetëm të disave apo të forumeve drejtesues, sepse deklaratat dhe gjuha që ajo përdor janë një frymëzim e në këtë rast edhe negativë për për militantët e saj dhe për anëtarësinë! Përse demokratët e thjeshtë duhet të frymëzohen deri me urrejtje për Presidentin e Republikës, i cili në këtë rast, duke mos ardhur nga politika s'ka mekate as majtas e as djathtas?!
Si mund të pretendohet një marrëdhënie thuajse konfliktuale mes PD dhe Presidentit në një Republikë Parlamentare, ku për shumë çështje bashkëpunimi është i detyruar e institucional? Disa tek PD mendojnë se fitojnë pikë dhe e rrisin konsensusin më këtë llojë kulture, por në fakt e dëmtojnë shumë e sidomos kundrejt elektoratit gri!