Kultura

Kultura egjiptiane në Shqipëri, prezantohet ‘Tanoura’! Trashëgimia mijëravjeçare dhe lidhjet me Shqipërinë

9 Korrik, 11:03| Përditesimi: 9 Korrik, 11:47

  • Share

Është një shfaqje plot magji, një vallëzim tradicional sufi, që krijon një efekt vizual dhe shpirtëror unik. Bëhet fjalë për tanoura-n, një vallëzim tradicional i Egjiptit dhe që mbrëmjen e djeshme ka çelur Javën Kulturore Egjiptiane në Shqipëri.

“Kjo javë kulture reflekton marrëdhëniet miqësore të rrënjosura thellë  mes Egjiptit dhe Shqipërisë, të lidhura nga gjeografia, historia dhe kultura. Këtë vit ne jemi të lidhur edhe nga Alexandria dhe Tirana, pasi të dy qytetet janë kryqendra mesdhetare të kulturës dhe dialogut. Për këtë javë kemi zgjedhur tre aktivitete të veçanta.”, - thotë për “Report TV”, ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Hassan Shawky.

Kjo javë do të sjellë një sërë aktivitetesh vallëzimi e arti performativ, kuzhinë autentike dhe kinematografi bashkëkohore.

“Kultura mes dy vendeve tona është e lidhur përmes historisë, por edhe gjeografisë, pasi na lidh Mesdheu. Kemi shumë gjëra të përbashkëta që na lidhin dhe shpresojmë do t’i prezantojmë përmes këtyre aktiviteteve.”, vijon ambsadori Shawky.

Shfaqja e tanoura-s do të përsëritet edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure në sheshin “Skënderbej”, në një ambient të hapur, duke sjellë pranë qytetarëve energjinë hipnotizuese të kësaj performance, ndërkohë që do të rikthehet edhe më 10 korrik në sallën “Tonin Harapi”.

“Është një vallëzim tradicional mysliman, ku burri rrotullohet rreth vetes që të lidhet me Zotin. Ai përpiqet të largojë nga vetja të gjitha gjërat materiale dhe të lartësohet drejt Zotit, por në fund bie përtokë, se të gjithë njerëzit i përkasin tokës.”, - shpjegon artisti Mahdy Emara.

Ndërsa të premten, në hollin hyrës të Piramidës do të organizohet festivali i ushqimit egjiptian, ku të pranishmit mund të provojnë një larmi shijesh autentike të kuzhinës egjiptiane, nga pjata popullore si koshari, deri te ëmbëlsira të famshme si basbousa.

“Ushqimi egjiptian nuk është larg kuzhinës shqiptrem, që gjithashgtu reflejkton se sa të thella janë lidhjet tona edhe sa i përket ushqimit.”, - vëren ambsadori i Egjiptit.

Krahas këtyre aktiviteteve, publiku shqiptar mund të njihet edhe me kinemanë bashkëkohore egjiptiane përmes shfaqjes së dy filmave.

I pari, “The blue elephant” është një thriller psikologjik, i cili ka bërë jehonë në kinemanë arabe, ndërsa filmi tjetër, “Diamond dust” ka në qendër të tij një farmacist i cili vendos të hakmerret pasi zbulon vrasjen brutale të babait të tij.

 

 

 

 

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?