Plot 461 padi për divorc u regjistruan në Gjykatën e Fierit gjatë 9 muajve të pare të këtij vitit. Prej tyre, 253 çifte i dhanë fund martesës, 9 u refuzuan nga gjykata, ndërsa të tjerët vazhdojnë seancat gjyqësore. Shifrat zyrtare, siguruar nga Report TV, flasin për një numër të rritje të grave që kërkojnë divorcin, 204 padi përkundrejt 125 bërë nga burrat. Duke komentuar krizën që po kalon familja, avokati Denis Hajderaj tha se është kundër proceseve gjyqësore, të përshpejtuara.
“Është gjykata ajo që nuk duhet të japë menjëherë një vendim për zgjidhje martese kur familja nuk është tronditur kaq thelle duhet ti lere kohe sipas ligjit , i cili ka afatin një vjeçar”, shprehet Denis Hundëroj.
Kumari, alkooli, emigracioni janë shkaqet kryesore, por jo vetëm.
“Kumari, ekonomia e dobët, por ndikojnë edhe faktorët social . Duhet të kemi parasysh ndikon edhe largësia pasi emigrimi është rritur me shume , është dhe faktor shtese që nuk janë mare shume institucionit, siç janë martesat fiktive , të cilat behën për arsye ku bashkëshortët ndryshojnë mbiemrin, sese i duhet për procedura e letrave ku largohen jashtë shteti nga që kanë marrë rekurse ose kanë problem të ndryshme. Tradhtia, por futen me shume të grindjet duke justifikuar ndarjen shkakun e grindjes nga problemet ekonomike”, vijon ai.
E gjitha kjo shoqërohet me dhunë në familje! Sërish bazuar në shifra, për periudhën janar-shtator 2022, 134 gra të divorcuara u pajisen me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Fierit.
Ka shum kurva fieri ,,edhe rrugez kur iken te gjitha vajzat te shikojn ne sy eh duan te pallohen te shkretat skan faj.
Përgjigju