Kumbaro në Report Tv: Turizmi i kaloi pritshmëritë, kërkesa për Shqipërinë ende e lartë! Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën

1 Nëntor 2022, 18:19| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 12:52

  • Share

“Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën.” Kështu bëri me dije ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se deri në fund të dhjetorit pritet të përfundohet plani i menaxhimit dhe i zhvillimit në të gjithë Luginën e Vjosës.

“Sot Vjosa ka statusin e Parkut Natyror. Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare për konservimet e zonave natyrore, kemi filluar punën prej disa muajsh me një ekip ekspertësh kombëtar dhe ndërkombëtar për studimin e të gjithë pellgut të Vjosës ku synimi është të shpallet Park Kombëtar e gjithë Lugina e Vjosës me 3 degë të vetat dhe për të hartuar master planin rreth këtyre 3 ose 4 lumenjve për të bërë një plan menaxhimi dhe zhvillimi. Nuk mjafton vetëm ta mbrojmë, por i duhet thënë banorëve të 8 bashkive se çfarë do ndodhë me ta për të kuptuar se si do evoluojë ekonomia e tyre. Nuk do e ngrijmë të gjithë zonën, por do e ruajmë duke i propozuar njerëzve modele të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky plan përfundon në fund të dhjetorit. Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën. Do jetë i pari park kombëtar i një lumi të egër në Europë”, tha Kumbaro.

Sa i përket sezonit turistik veror, Kumbaro tha se Shqipëria priti 6.4 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në shtator të këtij viti, duke shtuar se rezervimet vijuan edhe gjatë tetorit për shkak të motit të mirë.

“Deri më 30 shtator, mbërritëm shifrën e 6.4 mmilionë vizitorë të huaj nga janari më 30 shtator dhe kjo shifër shkon përtej pritshmërive se është e barabartë me të gjithë vizitorët e huaj që kemi pritur në vitin 2019 që konsiderohet si viti më i mirë për turizmin. Nuk duhet të llogarisim mysafirët që vijnë nga Kosova pasi nuk regjistrohen më në pikën e kufirit të Morinës. Tetori ishte shumë i frekuentuar dhe një pjesë e bregdetit, Shëngjini, Durrësi, Kavaja dhe Saranda janë të rezervuara. Po ashtu në fundjava janë dhe Korça, Gjirokastra e Përmeti prej motit të mirë”, tha Kumbaro.

Teksa vitin tjetër pritet që 30% e plazheve të jenë publike, Mirela Kumbaro shprehet se gjatë këtij viti, pjesa më e madhe e pushuesve kanë preferuar strukturat private për shkak të shërbimit. Ndër të tjera, Kumbaro vuri theksin tek stacionet e ankorimeve të mjeteve lundruese duke thënë se nga dita e sotme (1 nëntor) mund të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit. Aplikimet online zgjasin deri në fund të muajit për të gjithë ata që duan të marrin në menaxhim stacione plazhi në të gjitha bashkitë.

“Me një plazh publik, kishte pak çadra e plazhistë dhe shummica kanë preferuar struktura të menaxhimit privat prej cilësisë dhe investimit. Unë mendoj që dhe ky vit i dytë do na shërbejë si moment mbikëqyrje për të ndjekur vijueshmërinë dhe zbatueshmërinë. Për të parën herë futet në zbatim një VKM për stacionet e parkimeve dhe ankorimeve të mjeteve lundruese. Operatorët ekonomik detare, nga ky moment mund të aplikojnë për të kërkuar stacione për tu menaxhuar me kontratë të përkohshme dhe të mos jenë të shpërndara kudo në det. Është përcaktuar numri maksimal se sa do të ketë për cdo bashki dhe jemi gati të presim aplikimet”, tha Kumbaro.

 

Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbesa e Besnik Bekteshit: 02/11/2022 09:49

    Mirela Kumbaro Furxhi... Nje mesuese frengjishtje qe udheton neper Shiperi per te marre dieta. Fis hajdutesh!

    Përgjigju
  • NIku: 01/11/2022 20:57

    Statusin do ta propozoni para se te ndertohet ndonje HEC apo pas? Pse u dashka kaq shume burokraci qe t'u jepet statusi Park Kombetar 2-3 vendeve akoma te virgjera te Shqiperise si Valbona dhe Vjosa? Ne kohen e Enverit u beme pellembe e lapidar, ne kete kohen tuaj jemi pellembe e HEC. Dhe prape me drita te kufizuara.

    Përgjigju
  • ymeri: 01/11/2022 18:57

    MOS prek butrintin ti moj karafile....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?