Politikë

Sezoni turistik/ Kumbaro nga Velipoja: 60% plazhe publike, ende nuk janë mbyllur lejet

13 Qershor, 13:04| Përditesimi: 13 Qershor, 16:47

  • Share

Me ndryshimin e rregullores, që vetëm hotelet mund të aplikojnë për të pasur stacione plazhi, edhe kjo në varësi të dhomave që kanë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se ky sezon do ta gjejë bregdetin shqiptar me 2 herë më shumë hapësirë për plazhe publike.

Në gjithë hapësirën që menaxhon një bashki, bilanci duhet të jetë minimalisht 70% e 30% publik por pritshmëritë janë që plazhet pa pagesë të jenë më shumë.

“Jemi ditët e fundit të mbylljes së procedurave për kontratat e fundit, do rezultojnë me një numër më të madh se 30% që është kufiri minimal. Do kemi mbi 60% plazhe publike”

Paralelisht, për tu siguruar se hapësira publike nuk zaptohet, është duke u zhvilluar edhe një operacion policor “Plazhe të lira”. Por rregulla do të ketë edhe plazhi publik, që do të menaxhohet nga bashkitë e qyteteve bregdetare.

“Do jemi me tolerancë zero ndaj zaptimit, s’do të thotë që ngul çadër e se shkul deri në fund, vij në mëngjes bëj plazh. Pse dhe ofroni çadra të bashkisë, iki dhe e lë të lirë territorin”

Në pjesën publike të plazhit të Velipojës ku ministrja e turizmit kreu një inspektim, sikundër dhe në bashkitë e tjera, plazhet publike do jenë pa pagesë, përveçse aty ku bashkia ka vendosur çadra.

“Me ligjin e ri dhe planin që kemi ndërtuar, hapësirat publike të plazheve këtë sezon janë dukshëm më të mëdha dhe në dispozicion, mesatarisht dy herë më shumë se vitin e kaluar, gjë që është mirëpritur shumë edhe nga pushuesit”, tha Beci.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama shkroi se institucionet janë të mobilizuara me fokus respektimin dhe mirëmbajtjen e plazheve publike që janë më shumë se asnjë vit më parë – thekson ai. Nga 15 qershori deri më 15 shtator do të zhvillohet operacioni “Plazhe të Pastra”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e plazheve.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anxhela: 13/06/2025 20:50

    privati e ka zene 99.9 perqind plazhin e durresin nuk gje 1 meter plazh publik .

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 13/06/2025 19:25

    Pse si merr bashkia milionat e njerzve, që privati nuk asht korrekt me taksat. Po ti merrte shteti në të gjithë vendin Bashkite do kishin të ardhura marramëndëse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?