Sport

Kumbulla dhe Tonali, dy blerjet që planifikon Interi me paratë e Icardit

1 Qershor 2020, 12:08| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 12:11

  • Share

Interi dje ka zyrtarizuar shitjen e Mauro Icardit tek PSG dhe sulmuesi argjentinas ndryshon ngjyra pas disa sezonesh. Zikalërit kanë përfiuar nga kalimi i Icardit në Francë 50 milion euro plus 8 në bonuese që e ka vendosur se si do t’i shpenzojë. Drejtuesit e Interit kanë vendosur që të investojnë për të ardhmen pra tek lojtarët e rinj dhe dy prej tyre janë vënë nën shënjestër.

Futbollistët e përzgjedhur nga Interi tashmë kanë emër dhe ata janë Sandro Tonali mesfushori i Brescia dhe Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Veronës. Tonali cilësohet si Pirlo i ri dhe Presidenti i Brescia-s ka zbuluar se 20 vjeçari pëlqen Interin ose Juventusin. Pas një sezoni shumë të mirë tek Brescia mesfushorin e vëzhgojnë shumë ekipe mes të cilave edhe Interi. Zikaltërit kanë avancuar me negociatat që të mos u shpëtojë një nga futbollistët që cilësohet si e ardhmja e futbollit italian dhe ai vlerësohet tek 40 mln euro.

Edhe mbrojtësi i Kombëtares sonë Marash Kumbulla ka bërë një sezon fantastik tek Verona dhe vlerësohet deri në 30 mln euro para të cilat Interi ëshë i gatshëm t’i paguajë por duhet të mposhtë edhe konkurencën e skuadrave të tjera. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?