Kumbulla: Goli i parë me Romën? Më shumë u gëzova për skuadrën

23 Tetor 2020, 10:54| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 10:56

  • Share

Marash Kumbulla ishte njeriu i ndeshjes për Romën në Europa League pasi shënoi golin e fitores 1-2 kundër Young Boys. Në përfundim të takimit mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shprehur se është më i lumtur për fitoren se sa për golin e parë sezonal.

Një debutim në Europë kështu është maksimumi…
Po, debutim i pabesueshëm, kam shënuar dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur për skuadrën sesa për golin sezonal.

Si e shpjegon ndryshimin mes pjesës së parë dhe të dytë?
Në pjesën e parë na bënin presing shumë të lartë, kishim vështirësi, por është normale në këtë terren. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë konrtollin e lojës dhe më shumë raste.

Kalimin nga Verona te Roma por e menaxhon mirë, e ndjeje veten gati?
Kjo është vetëm falë skuadrës, trajnerit dhe stafit që më kanë integruar menjëherë. Nuk do të kishte qenë e mundur pa ata.

Kujt ia kushton golin?
Skuadrës, kemi fituar në një fushë të vështirë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?