Politikë

Kume për Report Tv: Opozita të sjellë prova, ndryshe akuzat për vjedhje votash janë të pabaza

14 Maj, 19:00| Përditesimi: 14 Maj, 22:53

  • Share

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka komentuar për Report TV akuzat e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës për masakër zgjedhore, duke i konsideruar ato të pabazuara në mungesë provash konkrete. Kume tha për Report Tv se opozita ka një diferencë shumë të madhe nga 2021 ku ka humbur 190 mijë vota. 

"Në rastet kur diferencat janë të mëdha, është shumë e vështirë dhe të zëri vend dhe të pranohet si faktor ajo që ka ndikuar të jetë vjedhja e votave në këtë diferencë kaq të madhe. Nëse na i vodhët votat në këtë masë, si rezultat është një masakër e çuditshme. Duhet të ketë prova opozita përpara se të bëjë këto akuza të forta.-tha Kume.

Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021, ai theksoi se krahasimi mes dy partive të mëdha nxjerr në pah një diferencë të ndjeshme në humbjen e votave, sidomos për Partinë Demokratike.

"Partia Socialiste më 2021 ka marrë vetëm 7500 vota më shumë, kurse PD në krahasim me 2021 ka humbur 190 mijë vota. Ndërkohë po të shikosh këto sa ka fituar njëra apo sa ka humbur tjetra, analiza është e mangët  është që duhet të shtojmë dhe diferencën."-tha Kume.

Ai theksoi gjithashtu rolin vendimtar të votuesve gri, të cilët kësaj here nuk morën pjesë në zgjedhje, çka sipas tij përbën një mesazh të qartë kundër gjithë klasës politike.

"Për ndryshimin voton pjesa gri, pjesa gri kësaj radhe nuk votoj, gjë që për mua duhet lexuar si kundërshtim ndaj klasës politike të këtij vendi"- tha ai.

Deklaratat e Kumes vijnë në një moment kur Sali Berisha dhe aleatët e tij vijojnë të këmbëngulin se zgjedhjet janë manipuluar, ndërsa kërkojnë shpalljen e tyre të pavlefshme.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?