Mirel Mërtiri dhe Mariola Mërtiri

Kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, ONM kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri

16 Shkurt 2023, 19:46| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 22:15

  • Share

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin.

Në argumentin e dhënë, ONM thotë se ka gjetur kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh. Sipas KPK-së, Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt. Madje, ky person i dënuar thuhet se i kishte shitur Mërtirit dhe bashkëshortit të saj apartamentin në Fier për 4.5 milionë lekë në vitin 2011.

Ndërkohë, ONM përmend edhe lidhjen e prokurores  me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy të parët të shpallur në kërkim dhe i treti i arrestuar në atë që njihet si afera e inceneratorëve.  Prokurorja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, ka mohuar se kishte kontakte të papërshtatshme.  Ajo ka deklaruar se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Gjithashtu ajo ka mohuar se njihte Klodian Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • aldo: 16/02/2023 23:28

    E LLAFE SI PUNA AVOKATIT ME TE NJEJTIN MBIEMER QE MBRON PROKURORET E KORRUPTUARA

    Përgjigju
    • Agushi: 18/02/2023 16:35

      E ka djalë xhaxhi të Burrit dhe Julian Mërtirin or Aldush

  • Eridhipi: 16/02/2023 21:02

    Po këta kanë ngelur në veting dajën për nipin, apo kjo është dhip dhe meqënëse dhe xhaxhai Burrit shkruan pro qeverrisë nëpër gazeta e porthale duhej kaluat

    Përgjigju
    • tarasi: 25/06/2023 19:17

      eshte direkt e perfshire me mafien e inceneratoreve..ka qene ombrelle mbrojtese per ta..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?