Erion Isufi dhe Erion Veliaj

Vilat, kunati i Bashës padit për shpifje Erion Veliajn

15 Janar 2021, 18:18| Përditesimi: 15 Janar 2021, 19:35

  • Share

Erion Isufi, kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka paditur sot për shpifje dhe fyerje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Isufi e ka depozituar padinë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar.

Në padinë e tij, Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë periudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

Në padinë e tij Isufi shprehet se këto deklarata Veliaj i ka bërë më 14 janar 2021 gjatë takimeve elektorale në Tiranë, ndërsa si motiv pretendon se janë akuza me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, citon Isufi si fjalë të Erion Veliaj gjatë takimit elektoral në padinë e tij.

Komento

Komente

  • Lali topi: 16/01/2021 06:22

    Po i ke dhene leje per 4 vila mos e dhit per nje! Po 114 te beje, po eshte i zoti. Pse kruesh tani apo ske marr racionin ke kjo e pesta. I pafytyre ti e gjithe shpura juaj majtas e djathtas.

    Përgjigju
  • Beni: 15/01/2021 21:57

    Kaq pak paska “Kunati”?

    Përgjigju
  • Eri: 15/01/2021 19:47

    Se ca lidhje ka adresa apo zyrat e nje subjekti me ose jo te verteten, nje zot e di. Hajde gazete hajde, "autogol" thote! Autogol dhe shkelje e rende e ligjit eshte te deklarosh publikisht dhe pa patur asnje autoritet se nuk do i jap leje ndertimi dikujt se me do qefi. Ky eshte super autogol, se shkon ne burg vete, me idiotesine dhe injorancen qe e karakterizon.

    Përgjigju
  • Tirona: 15/01/2021 19:26

    SPAKU a duhet ta hetoje Kunatin se me duket Ai me leket qe VEFA grabiti popullin eshte bere nje nga me te pasurit e ketij vendi, si ka mundesi qe ky Kunat kur ishte ne moshen 25 vjecare , duke mos patur asnje dite pune menaxhonte bizneset e tija te dyshimta qysh ne ate kohe.

    Përgjigju
  • Andi: 15/01/2021 18:37

    Politikane karagjoze ... Zdromsa qe te 2 palet.... Robt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?