Egnatia dhe Bylisi luajnë të mërkurën në orën 13:30 për sfidën e kthimit çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë në Ballsh u fitua 1-3 nga rrogozhinasit që kanë avantazhin e dy golave dhe kërkojnë të jenë të përqëndruar.
Përpara ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova. Ai tha se do ketë pak ndryshime pasi s'do të rrezikojë dhe kërkon nga të tijtë më të mirën pasi ende nuk ka përfunduar asgjë.
Tetova shtoi se sulmuesi Guindo ka mbetur pas me përgatitjet për shkak të një viroze dhe te ai kanë shumë besim.
“Kemi analizuar ndeshjen e Korçës, por fokusimi është te ndeshja e nesërme dhe do të bëjmë më të mirën. Mini krizë jo, ishte një ndeshje e dobët e jona, por janë gjëra që ndodhin. Mendoj që duhet të jemi të përqëndruar te ajo që shfaq skuadra jonë, çdo ekip ka objektivin e vet, mendoj të kalojmë shpejt nga kjo dhe t'i rikthehemi ndeshjes së nesërme me shumë përqëndrim.
Bylis - Përderisa ndeshja është e hapur, me dy takime, gjithçka mund të ndodhë, nesër është Egnatia më e mirë në fushë dhe ne jemi të përqëndruar te ajo ndeshje. Asgjë s'ka mbaruar, kemi marrë një rezultat të mirë në Ballsh, por vështirësia do të jetë nesër.
Mendoj se nuk ka shpërqëndrim, ka fokus më shumë se sa duhet, kemi ndeshje të rëndësishme nesër, se duhet të kalojmë në fazën tjetër dhe rotacion do të ketë shumë pak. Nuk do ta theksoj që Guindo nuk është përshtatur, por ka pasur gjendje gripale dhe ka mbetur pak mbrapa, por të gjithë presim nga ai”, tha Tetova.
Egnatia vjen në këtë duel pas humbjes 1-0 nga Skënderbeu në kampionat.
Komente
