Rezistenca e banorëve të fshatrave të njësisë Suç kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zallin e “Lusës” është zhvendosur këtë të hënë në dyert e Bashkisë së Klosit. Dhjetra banorë u dyndën në ambientet e Bashkisë Klos, duke këmbëngulur të takojnë kryetaren e bashkisë Valbona Kola. Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punimeve për ndërtimin e HEC-IT.
Banorët shprehen se do ta mbrojnë me çdo çmim zallin e Lusës, me ujin e të cilit vadisin tokat bujqësore.
“Deputeti i zgjedhur i PS Agron Malaj na kishte premtuar se do anulohej leja, por nuk e beri. Ju si kryetare na thoni beni peticion por a ka peticion më të madh se kjo protestë?! Ju keni qenë dhe në dëgjesë publike ndërsa tani kërkoni anën formale?! Unë si kryeplak në emër të banorëve kërkoj: Të pezulloni menjehere punimet për HEC-in”, tha kryeplaku i fshatit.
Pas rezistencës së banorëve të cilët nuk u larguan nga ambjentet e bashkisë edhe pas ndërhyrjes së policisë, kryebashkiakja degjoi shqetesimin e tyre. Ajo premtoi se se shpejti do të zhvillohet një takim me perfaqesuesit e kompanise.
"Sot kishim planifikuar një takim mes kryepleqtë, përfaqësuesve të kompanisë së HEC-it dhe bashkisë. Për shkak se ju erdhën në këtë formë (me protestë) ata (kompania) u tërhoqën nga ky takim dhe thanë se do të vijnë në moment më të qetë. Punimet janë të pezulluara derisa ky takim të realizohet”, tha Valbona Kola, Kryetare e Bashkisë Klos.
Nga ana tjetër, banorët i kërkuan kryebashkiakes të lërë mandatin nëse ndjehet e pafuqishme të mbrojë kauzën e tyre.
“Ne do ta mbrojmë lumin deri në vdekje! Thonë se lejen e ka dhënë Belinda Balluku. Ne i bejme thirrje ta anuloje mjehere! Po cënoni ujin e pijshëm, ujin e vaditjes, e gjithcka. Kjo bashki të mendohet mirë, kush ka bërë dallavere të largohet se kjo bashki është e popullit jo e maskarenjve”, tha nje banor.
Prej nje jave banoret e 7 fshatrave te njesise administrative Suç kanë protestuar, kundër ndërtimit të hidrocentralit, ku ka pasur dhe banore te proceduar penalisht për shkak të përplasjes me punëtorët e kompanisë. Banorët kërkojmë që pasi të pezullohen punimet, SPAK-u të hetojë, pasi sipas tyre, leja është dhënë në kundërshtim me ligjin, nga Ministria e Infrastrukturës.
Komente

Shume mire duhet protesta massive nuk eshte qudi sic po i rezikohet edhe Ursulas Vin der Leyen vendi nuk eshte cudi ne Europe te kemi riciklim politik , rinia te marre me force protestash pushtetin , ne shtator tetor Jane me fat nese futen ne politike me protesta te drejta popullli i riciklon politikat
Përgjigju