Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë protestë para UMT-së: Standrad, jo diktaturë! Përmirësoni kushtet që të rrinë mjekët

20 Qershor 2023, 09:15| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 11:43

  • Share

TIRANË- Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të martë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Në prononcime për mediat, ata u shprehën të vendosur se nuk do i ndalin protestat dhe se nuk do bëjnë kompromise.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër.

Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat.”- thanë një nga studentët

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Ora 11:24
Studentët e mjekësisë në protestë: S’kemi pse të ndihemi të kushtëzuar! Se ku duam të ikim është puna jonë! Tarifa 5 mijë euro është marramendëse

 

Një student i mjekësisë ka folur ditën e sotme teksa janë duke protestuar për punësimin e detyrueshëm. Ai tha se nuk ka pse të ndihen të kushtëzuar se ku duan t’i vazhdojnë studimet apo se ku duan të punojnë.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër.

Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat.”- tha studenti.

Ora 11:17
Studentët e mjekësisë në protestë: E padrejtë! Përmirësoni kushtet që të rrinë mjekët, s’na detyroni dot të punojmë këtu

 

Studentët e mjekësisë, kanë kundërshtuar planin e qeverisë për punësimin me detyrim. Ata thonë se kurrsesi nuk do duhet të detyrojnë studentët të rrinë këtu.

“Kundërshtim për ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë.  Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- thotë një studente e mjekësisë.

Ora 11:07
Nis protesta e studentëve të mjekësisë para rektoratit të UMT-së! Refuzojnë punësimin me detyrim

 

Studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së.

Ata refuzojnë punësimin me detyrim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patronazhisti: 23/06/2023 12:26

    Prisni se skeni pare gje akoma , kur te vendosen telat me gjemba per ata pak qe kane mbetur ne Albanistanin e droges !

    Përgjigju
  • Iris: 21/06/2023 00:40

    A nuk ishin keta qe para ca kohesh komplimentonin vendimin e qeverise per te sherbyer 3 vjet ne Shqiperi?! A nuk ishin keta dhe ca studente nga fakultete te tjera qe kerkonin/student loan/ se e konsideronin trajtim serioz te tyre nga shteti?! E pra, erdhi koha te paguani /haracin/,rrogat mund te mos jene te larta,kushtet e sallat mund te mos jene te shkelqyera,por shikoheni nga ana pozitive.Se pari,jane vetem 3 vjet sherbim,nuk jane 3 vjet burg dhe nuk jeni ne kohen e Xhaxhit qe t'ju dergonte ne zonat me te humbura dhe po te mos kishe mik //te varroste// per se gjalli,ose me sakte ,te harronte atje.Dhe mjeket e asaj kohe,jo qe nuk kishin te njejtat kushte me te sotmit,por kur i therrisnin ne urgjenca,shpesh u duhej te shkonin me kembe,se nuk kishin makina si te sotmit dhe u duhej te shkonin ne zona me rruge e pa rruge,ne te gjitha llojet e motit. Nena ime ka qene infermiere ne ate kohe dhe me tregon shpesh per raste emergjente kur se bashku me mjeke,paraardhes ne profesion te ketyre te perkedhelurve te kapitalizmit e demokracise kane kaluar shume situata qe keta //doktoret// e rinj as qe mund t'i imagjinojne.Vecanerisht,me ka mbetur ne mendje nje rast,kur ajo se bashku me nje mjek tjeter dhe dy infermiere te tjere dhe shoferin e ambulances u nisen me ambulance ne mes te nje tufani dimri te merrnin nje rast emergjent,rrezik jete dhe ambulanca ngeci ne mes te debores e akullit ne mes te rruges e u desh qe shoferi te cante me kembe deboren ne acar, deri te shtyllat qe te lidhej me repartin ushtarak te zones qe t'ju a sillnin ata pacientin me mushka e barela deri aty ku ishte ambulanca dhe ndersa prisnin ushtaret,ambulanca ku po priste ekipi mjekesor u rrethua nga ujqerit qe ulerisnin e u vinin rrotull te uritur, sepse ishin ne nje zone shume te thelle malore.E imagjinojne keto //kllockat/ e sapodiplomuara te jene ne nje situate te tille?!Dhe keta te ashtuquajtur mjeke,nuk e kuptojne se sa me fat jane qe Gjermania ua njeh diplomat shqiptare,se po te ishin ne U.S.A,do t'ju duhej t'a fillonin nga zeroja fakultetin.Dhe ju duka ketyre te sapodiplomuarve 5000 euro,maramendese?!Nje shoqja ime ne U.S pagoi 7000 $ vetem nje simester per luleshites,pra te mesonte si te bente buqeta e kurora e t'i shiste,kurse ju per 5 vjet mjekesi ju duket shume 5000 euro!Ne U.S te studiosh per mjekesi kushton sa te blesh nje shtepi e student loan po rriten cdo dite e me teper.Njerez,mjaft me pretendime e protesta pa kuptim e pa vlere.

    Përgjigju
  • salushja: 20/06/2023 22:07

    Kudo eshte ky kusht. Nuk kam pse te paguaj une per tu shkolluar ti. Sherbe ne Shqiperi e pastaj qerohu. Qe ne vitet 20-30 keshtu ka qene. Po ju pelqeu, po nuk ju pelqeu ik e mos merr diplome.

    Përgjigju
    • Anon: 25/06/2023 22:30

      Ca komenti ke dhene duket qe dhe prinderit e tu rrezik as 8 vjecaren sdo kene mbaruar, i pashkolle.

  • Kasem Gahinji: 20/06/2023 19:04

    Kontratat me institucionin qe te ben he financon kualifikimin njihen ne cdo vend.Ne nje institucion shendetsise ne Padova behet marveshje e shkruar me mjekun.Institucioni merr persiper te dergoje mjekun ne nje specializim nje javor.Investimi 10mije euro.kushti :-institucioni paguan ,mjeku do te punoje 5vjet ne kete institucion.Largimi para kohe detyron mjekun te ktheje shumen 10mije euro per institucionin.Nese keni prapanica nderprisni studimet dhe shkoni studio i ku keni deshires te shkoni te punoni si mjeke.Te punosh tre vjet ne vendin tend ,pas diplomimit ,eshte minimumi qe mund te beni.

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 20/06/2023 16:58

    Ju sjeni mjek njeher, behuni e pastaj zhdukuni.Ckujtoni se mbaruat shkollen dhe u bete mjek joooo do vite te tera eksperirnce qe te mundesh ti thuash vetes e shoqeris qe tani jam MJEK.Dashkeni te ikni po qafen thefshi te tillet qe jeni akoma pa filluar jeten sna duheni se kushedi sa njerez do coni ne dreq me mendjen qe mbartni. ZHDUKUNI!!!!

    Përgjigju
  • Beni: 20/06/2023 15:44

    Waaa studentet dashkan me u shkolluar qyl dhe me ik me u sherbyer pleqve ne Gjermani. Po ky motra dashka me ikur ne Gjermani ky oo? Po pse ne te tjeret qe trasferohemi nga cepi ne cep? O te firmosin o te ikin nga shkolla, taksat qe ne paguajme jane djers e jona dhe ata barrbona te kontribuojne kse te lene shkollen te vazhdojne ne Privat ose te behen recels bersa..

    Përgjigju
  • Mario: 20/06/2023 15:09

    Cohu Enver dhe coji keta capacula neper fshatra, qe te mesojne se cfare eshte sherbimi. Keta nuk shkojne ne keto shkolla per te dhene sherbime apo per te plotesuar kodin e Hipokratit, keta e bejne shkollen per te bere vetem leke. Nuk mund te besh shkollen me ndihmen e taksapaguesve, dhe pastaj mbasi mbaron shkollimin t'u nxjerresh gishtin e mesit e te ikesh te besh qejfin tend. Plus, si asnjehere me pare sot kushtet ne shendetesi po permiresohen dita-dites.

    Përgjigju
    • Mario: 20/06/2023 20:29

      @ SuperRrota, nqs do ta besh shkollen ne private dhe ta paguash vete apo familja, shko ku te duash, por nqs ti shkon ne universitet publik ku te paguhet nga taksapaguesit, duhet nje kohe t'ua dedikosh atyre dhe jo te shikosh vetem bythen tende te behesh i pasur dhe te lesh bashkombasit e tu qe u kujdesen per te te shkolluar pa sherbim.

    • Super Rrota: 20/06/2023 15:37

      Ti përse e bën shkollën?

  • Stela: 20/06/2023 15:00

    Askush nuk ju pengon ta beni universitetin ne shtetin ku keni deshir te jetoni.Jemi ne demokraci dhe cdokush ka te drejt zgjedhje por jo tju paguajm shkollen me taksat tona dhe te shkoni diku tjeter ta ushtroni profesionin.Keni universitete private dhe ne Shqiperi ku mund te studjoni pastaj te ikni ku tju doj qefi

    Përgjigju
  • Lala: 20/06/2023 13:13

    La vdek Enver Hoxha tju tridhte.ai te shkollonte falas DHE te Conte ta bene stazhin e te mesoje ne p te arushes.masi tja merrje doren zanatit ktheheshe atje ku r meritoje .zdo te ta mbajn Diplomen ? Paguaje DHE Si KE asnje birch as shtetit e as Mua QE paguaje taksa QE te shkolloheni Ju qyl.ka shkolla private QE sta mbajn Diplomen .ka Edge shkolla jasht QE perseri sta mbajn diplomen.e njejta Si ne Amerike.un skisha byth me paguaje shkollen per inxhinjer.ma pagoi ushtria me kushtin te sherbeja 10 vjet.kjo Praktik esht kudo.ska me komunizem.ska me asgje falas.e thjesht

    Përgjigju
  • Dok.dok: 20/06/2023 12:53

    Pse mo ca u duket vetja juve qe doni te ikni pasi diplomoheni. Paguajeni tarifen dhe shkoni ku te jeni me mire pastaj. Protestoni per pernsionin e nenes dhe babait nese doni, qe ju shkollojne. Nese beni shkolle ,se shumica tralala jeni

    Përgjigju
  • Avash avash: 20/06/2023 12:13

    Keta “bijte e thjeshte te popullit” duan te gjithe te fitojne nga 200-250 mije dollare ne vit, si ne Amerike. Harrojne qe kush diplomohet per mjekesi ne Amerike e fillon jeten me 400 mije dollare borxh. Cfare jane 5000 euro gjobe per nje mjek qe do punoje ne Gjermani? Nje muaj rroge?

    Përgjigju
  • Une: 20/06/2023 11:56

    Me ka rastisur te degjoj dy here mjeke specialiste gjermane (profesore) qe ankoheshin per vartesit shqiptare qe kishin pasur. Nuk ankoheshin per paaftesi por per mungese besnikerie/pabesi. Ky mentaliteti te kapim ça te kapim nuk do t’iu ndihmoje ne karriere.

    Përgjigju
  • Ela: 20/06/2023 11:52

    Kur Shqipëria ka nevoj për mjek dhe ju krisni ikni pasi u shkolluat falas nga Shqipëria për të punuar në shtete që nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për ju, atëherë qepenin, oseeeee ikni shkolloheni atje ku doni të punoni.

    Përgjigju
  • Lui: 20/06/2023 11:46

    Shteti e ka mbaruar detyrimin me ju. Çfarë studioni, dhe ku studioni është e drejta juaj. Por të kërkoni akoma ndihmë nga shteti për dëshirat tuaja, kjo është e padrejtë karshi edhe aty prindërve tuaj që janë me pensione mizerabël. Kenedi ka thënë një shprehje. Çfarë ke berë ti për Amerikën, që Amerika të bëjë për ty. Edhe puna juaj kështu është. Çfarë keni bërë ju për Shqipërinë që Shqipëria të bëjë për ju. Çdo shtet pasi mbaron detyrimin që ka ndaj popullsisë, bën politikat e veta për të mirën ( ashtu siç e mendon qeveria e momentit), vendit. Arsimi i lartë nuk është detyrim as për ju ndaj shtetit, dhe as i shtetit ndaj jush.

    Përgjigju
    • Lui: 20/06/2023 13:41

      Super rrota, çdo gjë bëhet në bazë të prioriteteve. Për momentin ka mungesë mjekësh dhe politikat e shtetit duhet të jenë që mos ketë mungesa mjekësh. Dhe këto politika i bën çdo shtet për të mirën e popullsisë së vet. Psh: Gjermania të merr fëmijën nëse prindërit ndahen dhe një nga prindërit nuk është gjerman. Fëmijën duhet ta mbajë prindi gjerman, s’ka rëndësi është babai apo nëna. Dhe prindi jo gjerman endet për vite e vite nëpër gjykata europiane.

    • Super Rrota: 20/06/2023 13:25

      Po pse vetëm për mjekët? Bëjeni për të gjithë

  • Mjeku: 20/06/2023 11:44

    Te rinj me mentalitet skuthash. As nuk u shkon ne mendje se kane pergjegjsi dhe moral per ti sherbyher vendin dhe popullit te tyre. Te rinjte ne gjithe Evropen shkojne dhe vullnetare per te sherbyher ne spitale. Nese nuk doje mjeksine te zgjidhje dege tjeter, nese nuk deshiron te sherbesh per 3 vjet paguaj dhe je i lire. Se iket ju Shqiperia nuk vdes, hajde rruga e mbare dhe fat ne jete.

    Përgjigju
  • kot: 20/06/2023 11:34

    shume mire ja bejne, se me taksat tona behen mjek, ik paguaj detyrimet dhe udhe te mbare. shko tek universitet private paguaj tarifen e shkolle, dhe ik sa te mbarosh. I dashkeni qyl te gjitha 3 vjet eshte pak 10 duhen.

    Përgjigju
  • Klodi: 20/06/2023 10:08

    Nese paguajm ne me taksat tona shkollimin e tyre esht minimumi qe te sherbejn 3 vite ne Shqiperi.Nese duan te ikin mjafton ta paguajn vet universitetin dhe te lir te bejn cte duan me pas

    Përgjigju
  • Supa e radhës: 20/06/2023 10:04

    T'u mbahet të gjithëve diploma jo vetëm këtyre, të gjithë ikin. Sipas studentëve nuk do ketë më studentë mjekësi në Shqipëri, sidomos excelentet do ikin të studjojnë jashtë

    Përgjigju
  • e drejta: 20/06/2023 09:57

    ATEHERE KUSH DO QE TE IKI TE PAGUAJ TAKSAT E DUHURA< JO TAKSAT MINIMALE> DHE TE SHKOJE KU TE DOJE... APO JU DONI TE PAGUANI PAK TAKSA <SE TE TJERAT I PAGUAN SHTETI> DHE TE IKNI , NUK BEHET KESHTU

    Përgjigju
  • Qylaxhinjte: 20/06/2023 09:57

    Studentet nqs duan te ikin le te shkojne ne Gjermani ta bejne shkollen

    Përgjigju
  • Mos protesto: 20/06/2023 09:32

    ik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?