Grupet e hackerave Anonymous, kanë vijuar me goditjet sulmet e tyre kibernetike ndaj faqeve të internetit të qeverisë serbe. Kjo është e disata herë që hackerat sulmojnë faqet online të qeverisë, veprim që mendohet të jetë një lloj kundërpërgjigjie ndaj nxitjes së presidenti i Serbisë po u bënte tensioneve në veri të Kosovës. Sulmet po realizohen në një shkallë të gjerë në kuadër të fushatës ‘OpSerbia’.
Sipas njoftimit të bërë në tëitter është bërë me dije se më shumë se 40 faqe interneti të qeverisë serbe janë sulmuar në 72 orët e fundit.
Në njoftimin e bërë më herët, ‘Anonymous’ bënte të qartë se grupi i hackerave nuk do qëndronte indifferent ndaj nxitjeve që Vuçiç po u bënte tensioneve në veri të Kosovës.