NYON, Zvicër - Mesditën e kësaj të mërkure në selinë qëndrore të UEFA-s u hodh shorti për turin e dytë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do përballen me polakët e Lech Poznan nëse kalojnë islandezët e Breidablik në turin e parë. Short i vështirë për rrogozhinasit e Edlir Tetovës që gjejnë përballë një skuadër me përvojë, gjithmonë nëse do munden të mposhtin kampionët e Islandës, Breidablik.
Ndërkohë që kampionët e Kosovës, Drita, ka një përballje më të vështirë nëse kalon në turin e dytë, pasi goglat e vendosën përballë Copenhagen. Më parë Drita duhet të kalojë në turin e parë FC Differdange 03.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija në turin e dytë gjen fituesin e Steaua Bukuresht - Inter Escaldes, gjithmonë nëse kalon The New Saints F.C. në turin e parë.
Ndeshjet e para do të luhen më 22 ose 23 korrik, ndërsa ato të kthimit më 29 dhe 30 korrik 2025.
Shorti i fazës së dytë:
Copenhagen - Drita / FC Differdange 03
The New Saints F.C. - Shkëndija / Steaua Bukuresht - Inter Escaldes
Lech Poznan - Egnatia / Breidablik
Komente
