Kundërshtari i Veliajt për Tiranën takim me banorët: Diskutuam problemet e harruara nga Bashkia

5 Qershor 2019, 22:07| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 22:16

  • Share

Kandidati i partisë 'Bindja Demokratike, Arben Skënderi ka nisur fushatën elektorale. Lagjja "Ali Demi" ka qenë ndalesa e tij e parë, ku është ndalur të komunikojë me banorët, ku në fokus kanë qenë problematikat me të cilat përballet kjo zonë. 

Ai ka pasqyruar këtë takim me banorët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilës ka postuar edhe disa foto. Ai shkruan se është njohur nga banorët për problemet që Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliaj, i ka lënë pa zgjidhje.

"Pasditen e sotme e kaluam në lagjen Ali Demi, ku zhvilluam disa takime miqësore me banorët e zonës. Një diskutim lidhur me problematikat e zonës, çështjet ku kursi i bashkisë ka harruar prej kohësh të drejtohet dhe cili duhet të jetë fokusi real për përmirësimin e jetës së banorëve të njësisë nr.1. Duke folur nga afër me banorët u munduam të kuptojmë në pak minuta se cilat janë sfidat e vogla të përditshmërisë, të cilat mund të përmirësohen me administrimin e drejtë dhe të ndershëm të Bashkisë të Tiranës", shkruan Skënderi.

Më herët, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj prezantoi përpara banorëve të njësisë nr.2 në kryeqytet premtimet elektorale për 4 vitet e ardhshme. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonymous: 06/06/2019 14:51

    Cfare kundeshtari?

    Përgjigju
  • Tironci: 06/06/2019 00:11

    Ec perpara se do FITOSH Tirona eshte merzitur Me premtimet BOSHE te Erion fikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?