Kronikë

Kundërshtoi dhe goditi policin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)

19 Mars, 11:10| Përditesimi: 19 Mars, 11:19

  • Share

TIRANË - Një 31-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, ku punonjësi i policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë automjetin pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. 

Florjan Koçeku nuk i është bindur urdhrit të efektivit për të ndaluar, dhe ka tërhequr punonjësin e policisë për disa metra duke i rrezikuar jetën. Polici e ka ndjekur mjetin dhe i ka kërkuar drejtuesit që t'i paraqesë dokumentet por ka kundërshtuar dhe e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Njoftimi i policisë: 

Kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Rrugore, në detyrë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, dhe në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të tij, konkretisht shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?