Kronikë

Iku pa paguar në tabakino dhe u fsheh në shtëpinë e komshiut, kapet vetëm më të brendshme hajduti në Tiranë! Bëri rezistencë ndaj efektivëve

28 Qershor 2024, 12:02| Përditesimi: 28 Qershor 2024, 13:26

  • Share

Një 35-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi mori disa produkte duhani në një tabakino dhe u largua pa të keq pa paguar. Të njoftuar nga shitësi, efektivët zbuluan adresën e autorit të dyshuar, dhe kur i trokitën në derë, i riu nisi të dëmtojë shtëpinë dhe arriti të futet me forcë në një banesë tjetër që t’i shmangej policisë.

Më tej ka vrapuar poshtë pallatit, derisa blutë e komisariatit numër 6 e ndoqën nga pas derisa e arrestuan në sheshpushimin e një blloku banimi në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Edhe gjatë momentit të shoqërimit nga efektivët, Ardit Vojdulla ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Këto pamje të momenteve të neutralizimit të 35-vjeçarit nga shërbimet e Policisë, janë publikuar në disa rrjete sociale. I riu shihet që është vetëm me të brendshme, ashtu siç është ndodhur në shtëpi gjatë episodit të papritur që policia i shkoi në shtëpi pa ftuar!     

Pas verifikimeve të kryera thotë në një njoftim zyrtar policia – rezultoi se Ardit Vojdulla  ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore për shkelje të ndryshme që mund të ketë bërë si drejtues I makinës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?