Kundërshtoi zgjedhjet në bazën e PD, Bylykbashi i përgjigjet Isait: Nëse do të ishim në luftë ju keni lënë pushkët varur, bëni pjesë e procesit zgjedhor

14 Prill 2022, 15:20| Përditesimi: 14 Prill 2022, 15:37

  • Share

ELBASAN- Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së së Elbasanit, Eugen Isai, me këtë të fundit që ka kundërshtuar riorganizimin që po bën Sali Berisha në bazë. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se në 6 mars u tregua se kush është fituesi referuar këtu Sali Berishës, teksa tha se duhet të bëjnë përpjekje për bashkimin e partisë dhe jo përçarjen e saj.

"Erërat e forta nga Tirana këtu në Elbasan ne duhet t'i zbusim. Elbasani nuk ka kënd lufte. Zgjedhjet në Elbasan do të jenë njësoj si herët e tjera vetëm se këtë vit disa nga ju nuk keni dashur të merrni pjesë në proces . Ne disa grupseksione nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Nëse do të ishim në luftë ju keni lënë pushkët varur pa marr parasysh pasojat. Bëhuni pjese të procesit. Kjo ëndërr e keqe. Ne jemi ndarë për shkak të dy filozofive.  Sali Berisha sot është midis të gjallëve, doktrina do jetë edhe pas tij. Kjo është doktrinë fituese. 6 marsi tregoi se kush është shumicë e kush pakicë. Ti fryjmë zërave të bashkimit. Fëmijët nuk do na e falin përçarjen. Të gjithë së bashku kemi në dorë fatet e opozitës", tha Bylykbashi.

Një ditë më parë, Isai në një konference për mediat tha se ndryshimet që po bën Berisha janë thjesht emërime, pasi Grupi i Rithemelimit ka vendosur si kryetar grupseksonesh personat që ata kanë dashur. Isai u shpreh se Grupi i Rithemelimit thjesht po bën propagandë duke thënë se proceset po bëhen përmes votës së lirë, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Në 31 vite ekzistencë të Partisë Demokratike, Isai thotë se për herë të parë po bëhen emërime.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?