I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate

18 Tetor 2023, 14:44| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 16:50

  • Share

GREQI- Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës. Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, e cila ka ndjekur me interes të lartë vendimin e fqinjëve. 31-vjeçari lushnjar ka edhe një mundësi të fundit në shtetit helen për të kundërshtuar vendimin e ekstradimit, edhe pse lejimi është vendimi i Apelit të Janinës është i formës së prerë.

 Në vijim pritet që Haxhiu dhe mbrojtësit e tij ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë greke, e cila jep vulën përfundimtare të fatit të ekstradimit të tij. Më herët, një gjykatë e shkallës së parë në Janinë kishte refuzuar ekstradimin e tij për në Shqipëri, megjithatë, dërgimi i dokumentacioneve shtesë nga vendi ynë ka arritur të bind togat e zeza greke për të ndryshuar vendimin nga apeli. Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.

Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura nga autoritetet, por ajo që tronditi më shumë ishte planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë. Në mesin e tyre ishte prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre. Në muajin korrik Haxhiut iu provua edhe autorësia e një tjetër vrasje, ajo e Besnik Hidës, i afërm i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të masakrës së Lushnjës në 2017-ën.

Për këtë të fundit Haxhiu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme, ndërsa me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët bashkëpunëtorët Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toli: 19/10/2023 09:46

    Tani do i qr Kleviol serbit

    Përgjigju
  • Landa: 18/10/2023 18:23

    Hetoni dhe Qamilin se dhe ai pjes e grupit eshte...

    Përgjigju
    • Landi: 18/10/2023 20:18

      Me mire jashte Qamil pisi. Do dale dikush ti tregoj vendin. Denimi me te perjetshem me 40 vite pa te drejte lirimi eshte gati. 41 Bis po e pret me padurim. Tani i erdhi rradha pales tjeter te merret me Qamilit me te shoqen,nipa e mbesa cfare ka sepse i biri ka vrare njerez te pafajshem dhe ka vrare per para. Funderrine gjakatare.

  • Lushnja: 18/10/2023 17:34

    Le ta mare vesh ai babai turiderr i ketij krimineli qe se shikon me lirine as ne endrra me aq sa ka ber.Ishalla zoti i con ne djall keta tipa dhe ate turiderrin qe mburrej me djalin kriminel ne vend te fus koken ne b.the edhe mos ta nxjerr me funderrina. Drejtesia vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?