LEZHË- Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për dy vëllezër në Lezhë të cilët kanë kundërshtuar efektivët.
Ata kishin ndaluar mjetin e tyre në Shëngjin në shkelje të rregullave, dhe gjatë ndërhyrjes së policisë dy vëllezërit kanë kundërshtar policët.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 26 vjeç, dhe K. M. alias K. K., 24 vjeç, banues në Laç, Kurbin (vëllezër), pasi në qytetin e Shëngjinit shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e tyre të pushuar në shkelje dhe gjatë ndërhyrjes së punonjësve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njoftoi Policia.
Komente
