Pas sulmeve të Izraelit në Iran, ky i fundit është kundërpërgjigjur me raketa në Tel Aviv. Lidhur më këtë sulm shqiptarja Klodeta Cane që jeton në Tel Aviv për Report Tv tha se janë strehuar në bodrume për t'u mbrojtur dhe se njoftohen nga qeveria me mesazhe për çdo zhvillim.
‘Ne jemi futur në bodrum dhe pritet një natë që mund të jetë me sulme të mëtejshme. Qeveria vijon që të dërgojë mesazhe në telefon që na njofton për çdo lëvizje që bëhet nga qeveria dhe me anë të sirenave. Unë kam 10 vite që jetojë në Tel Aviv dhe unë të them të drejtën nuk kam frikë nga sulmet sepse kam parë fajin që Izraeli ka ditur që të mbrohet’, tha ajo.
Ajo tha se autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të furnizohen me ushqime dhe të qëndrojnë në shtëpi.
‘Këto ditë është lajmëruar nga qeveria që duhet të marrim ushqime dhe qytetarët kanë marr ushqime. Linjat janë pezulluar dhe të gjitha aktivitet janë pezulluar dhe lëvizjet midis qytete janë pezulluar dhe unë se kam menduar se është shumë për panik për tu larguar. Izraelitet përmes këngës dhe arrijnë që ta kalojnë stresin me këngë edhe pse kemi pasur një shi raketash të madh’, tha ajo.
Cane tha se parashikohet që për 2 javë aktivitet të pezullohen.
‘Parashikohet për 2 javë që aktivitet të pezullohen dhe janë anuluar të gjitha konferencat e punës, jemi pushim për dy javë, nuk e dimë se sa të forta do të jenë kundërsulmet. Nuk ka asnjë lloj lëvizje për momentin dhe pjesë e masave të sigurisë është edhe fikja e dritave’, tha ai.
Komente
