Makina në kundravajtje

Kronikë

Kundravajtje në aksin Lezhë-Milot, shoferi gjobitet me 120 mijë lekë, i zbriten edhe 10 pikë nga leja e drejtimit

14 Korrik, 13:07| Përditesimi: 14 Korrik, 13:09

  • Share

Policia e Lezhës ka gjobitur me 12 000 lekë drejtuesin e një automjeti pasi qarkulloi kundërvajtje në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Rrugorja e Lezhës bën me dije së shoferit i është zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.   

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në drejtim të kundërt, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.      

Nga verifikimet e kryera, u identifikua drejtuesi, njëkohësisht pronari i automjetit, shtetasi E. S., banues në Lezhë.  

Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, për shkeljen e kryer, si dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.   

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrila: 14/07/2025 13:36

    Këto janë të përditëshme në këtë aks rrugor! Por Policia kabmendjen tek parat dhe jo te puna si gjthandej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?