Kundërpërgjigjet Gjermania dëbon diplomatin rus

8 Shkurt 2021, 17:01| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 17:09

  • Share

Në përgjigje të dëbimit të disa diplomatëve evropianë nga Rusia, pas akuzave për përfshirjen e tyre në protestat pro Navalny, Gjermania bëri të ditur sot se dëboi një diplomat rus.  

Gjermania e ka shpallur si 'persona non grata'  një diplomat rus. Në deklaratën e ministrisë së Jashtme gjermane u theksua se një masë e tillë u mor si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati gjerman javën e kaluar.

"Zyra e Jashtme shpalli sot" persona non grata " një diplomat të ambasadës ruse në Berlin. Rusia dëboi disa diplomatë të BE-së  përfshirë një në ambasadën gjermane. Ky vendim nuk ishte i justifikuar në asnjë mënyrë."

Rusia tha se diplomatët kishin marrë pjesë në demonstrata në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, por Gjermania e kundërshtoi një vendim të tillë. 

"Diplomati gjerman thjesht po kryente detyrën e tij për të raportuar mbi zhvillimet në vend në një mënyrë ligjore," thuhej në deklaratë.

Ministrja e jashtme ruse deklaroi se do të dëbonte disa diplomatë  polakë, suedezë dhe gjermanë për përfshirjen e tyre në protestat por kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?