Kunguj jahni, recetë tipike plot shije e stinës së verës nga zonja Albana

22 Maj, 12:21| Përditesimi: 22 Maj, 12:22

  • Share

Kunguj jahni

Përbërësit:

  • 600 gr kunguj të njomë
  • 500 gr mish të grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 2 domate të pjekura
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 2 lugë gjalpë të tretur
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë lehtë nga jashtë kungujt dhe i presim në feta të rrumbullakta. Nëse janë të hollë i presim në formë vezake. Në një pjatë të cekët hedhim pak miell. I lyejmë kungujt dhe i skuqim paksa në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë. Në tiganin ku skuqëm kungujt shtojmë qepën e grirë në rende dhe e kaurdisim derisa të marrë një ngjyrë floriri. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë të skuqet për pesë minuta. E kriposim dhe më pas në të shtojmë domatet e qëruara nga cipa e të grira në rende. I lemë në zjarr të ngadaltë derisa të avullojë lagështira e tepërt. Vendosim në një tenxhere kungujt e skuqur, më pas i hedhim kimanë. Në fund piperin, majdanozin e prerë.imët, koprën e grirë hollë dhe pakëz ujë. E mbulojmë tenxheren dhe i lemë të ziejnë derisa të mbeten në yndyrën e vet.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?