Kunguj të mbushur me mish në salcë të bardhë
Përbërësit:
- 6-8 kunguj mesatarë
- 500 gr mish i grirë
- 2 domate të vogla
- 1 qepë mesatare
- 1 tufë majdanoz
- 2 lugë niseshte
- 800 ml lëng mishi ose perimesh
- 2 të verdha veze
- Lëngu i 2 limonëve
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një blender grijmë qepën, domatet dhe majdanozin. Masën e përziejmë me mishin e grirë, kripë, piper dhe e punojmë mirë. Pastrojmë kungujt dhe i ndajmë përgjysmë ose i lëmë të gjatë sipas dëshirës. Me ndihmën e një luge i zbrazim nga brenda. Mbushim kungujt me masën e mishit dhe i vendosim në një tenxhere. Hedhim mbi ta pak kripë, ujë derisa të mbulohen deri në gjysmë, pak vaj ulliri dhe tulin e kungullit të grirë. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të mesëm për rreth 50 minuta. Në një enë tjetër, përziejmë të verdhat e vezëve, lëngun e limonit dhe niseshtenë e tretur në pak ujë të ftohtë. Marrim lëng nga tenxherja dhe e shtojmë ngadalë te salca duke e përzier vazhdimisht. E shtojmë salcën mbi kungujt në tenxhere dhe e trazojmë lehtë. I lemë të pushojnë disa minuta para servirjes.
Këshilla nga Albana: Për më shumë shije, shto pak kopër ose nenexhik të freskët në mbushje
Komente
