Receta

Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana

16 Prill, 11:41| Përditesimi: 16 Prill, 11:43

  • Share

Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 4-6 kunguj mesatarë
  • 200 gr mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • 1 qepë e grirë
  • 3-4 lugë vaj
  • 2 domate ose 3 lugë salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër (sipas dëshirës)
  • Majdanoz, kopër ose nenexhik
  • Kripë, piper sipas shijes

Përgatitja:

Lajmë mirë kungujt, presim kapakun sipër dhe me kujdes heqim pjesën e brendshme me një lugë (pa e çarë kungullin). Pjesën e brendshme e grijmë hollë për t'a përdorur në mbushje. Në një tigan skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj. Shtojmë mishin e grirë, kungullin e grirë, domatet, orizin dhe erëzat. E lëmë të gatuhet për 7-10 minuta, derisa masa të lidhet. Shtojmë pak ujë në fund që mbushja të mos jetë shumë e thatë. Mbushim kungujt pa e ngjeshur mbushjen, vendosim kapakët e tyre ose feta domateje. I vendosim kungujt në tenxhere, shtojmë pak vaj, kripë, ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët ose mund t'i vendosim në furrë në pjekje në 190°C për 40–45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?