Kunguj të mbushur me patate dhe djath
Përbërësit:
4 kunguj
kripë
pak vaj
350 gr patate
1 qepë e vogël
125 gr mozzarella
majdanoz
1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
50 gr djath
piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të nxehtë të valuar dhe kripë ziejmë patatet në copa. Lajmë thajmë kungujt e njomë. Presim ato në feta. Vendosim një letër pjekje në tepsi e lyejmë atë me 1 lugë gjelle vaj dhe mbi të vendosim njëra pas tjetrës fetat e kungullit. Lyejmë kungujt në furcë me pak vaj. I spërkatim ato me pak vaj dhe vendsosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta. Ndërkohë presim në kubikë qepën dhe e kaurdisim atë në 3 lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë deri sa të zbutet. Në një tas shtypim patatet e zjera dhe I kthejmë në purë shtojmë qepën e zbutur tek pureja e patates, djathin mozzarella në kubikë të vegjël, majdanozin sëbashku dhe mbushin fetat e kungullit duke vendosur 1 lugë gjelle në fillim të fetës dhe e rrotullojmë atë duke e bërë rolë. Në një tavë vendosim letër pjekje 1 lugë gjelle vaj e mbmi të spërkatim me bukë të grirë.