Kunguj të mbushur nga zonja Vjollca

29 Tetor 2020, 10:46| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 10:48

  • Share

Kunguj të mbushur

Përbërësit:

1.2 kg kunguj të njomë

350 gr qepë

500 gr mish I grirë

400 gr domate

80 gr oriz ( gold)

kripë dhe piper të zi

kopër dhe majdanoz

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë kungujt duke I dhënë tyre formën që dëshirojmë, në formë tubi ose varkash. më pas I japim një skuqje. pjesën e brendshme të kungullit, e grijmë shumë hollë. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë dhe mishin e më pas I trazojmë së bashku deri sa mishit ë ndërrojë ngjyrë. Shtojmë orizin e domatet dhe I lëmë të ziejnë vetëm 7-8 mnuta. E rregullojmë dhe I vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta. kjo recetë mund të përgatitet me slcë beshamel, salcë të kuqe ose salcë domate sipër.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?