Kunguj të mbushur, një tavë verore me shumë shije nga zonja Albana

4 Korrik 2023, 11:20| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 11:22

  • Share

Kunguj të mbushur

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 3 qepë
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 lgj oriz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 domate

Për salcën:

  • 4 lgj salcë e koncentruar
  • 1 spec i kuq
  • 1 karrotë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepën e grirë imët, më pas shtojmë mishin e grirë, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas dhe pak ujë. E lemë rreth 10 minuta të gatuhet dhe më pas shtojmë orizin, kripën, piperin e zi dhe salcën, produktet e së cilës i kemi kaluar në blender. Kungujve u kemi hequr pjesën e brendshme të cilën e shtojmë tek mbushja. Vendosim në tavë si bazë një shtresë me salcën e domates. Vendosim kungujt të cilët i mbushim me için e përgatitur. Vendosim mbi mbushje nga një fetë domate. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Sipas dëshirës, në 10 minutëshin e fundit mund të shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?