Kungull të njomë me mish të grirë dhe domate
Përbërësit:
4 qepë të njoma
250 gr mish I grirë
2-3 domate mesatare
kripë dhe piper të zi
600 gr kungull të njomë
1 filxhan kafe oriz
pak vaj ulliri
majdanoz dhe 2 gjethe borzilok
Përgatitja:
Ngrohim vajin dhe e aromatizojnë atë më 1 thelpi hudhër të cilën e largojmë më pas. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë deri sa të ulë volumin e saj. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë vazhdojmë përzierjen sëbashku me mishin për 5 minuta të tjera. Shtojmë kungujt të prerë në kubikë sipas preferencës suaj përsa i përket madhështisë. Vazhdojmë përzierjen dhe vendosim kapakun për 5 minuta të tjera. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, orizin dhe në fund shtojmë ujë sa të jetë niveli I kungujve. Vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 10-14 minuta në fund shtojmë erzat e freskëta dhe fikim zjarrin. Gati për servirje pas 10 minutash që përbërësit të pushojnë.