Receta

Kungulleshka furre nga zonja Albana

14 Maj, 11:26| Përditesimi: 14 Maj, 11:28

  • Share

Kungulleshka furre

Përbërësit:

  • 3 kunguj të njomë
  • 1 qepë mesatare
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 karrote
  • 3 domate
  • 1 lgj oriz
  • 200 ml ujë
  • 1 tufë kopër
  • 3 kokrra vezë
  • 250 ml qumësht
  • 200 gr salcë kosi
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi
  • Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën të grirë hollë, shtojmë mishin e grirë, kripën, erëzat, salcën e domates, specin e kuq dhe karotën të kaluar në blender. Vijojmë me kaurdisjen për 5 minuta dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në rrathë, domatet e grira hollë, orizin dhe ujin. E lëmë salcën të lidhet pak, e spërkasim me bimë aromatike dhe e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin, pak kripë dhe salcën e kosit. E shtojmë kremin në tavë mbi masën e kungujve dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?