Kungulleshka të mbushura me mish dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 3 qepë
- 500 gr mish i grirë
- 2 lgj oriz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 3 domate
Për salcën:
- 4 lgj salcë e koncentruar
- 1 spec i kuq
- 1 karrotë
- 3 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë mesatarisht në yndyrë duke i shtuar kripë që ta zbusim. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim dhe shtojmë pak ujë që të marrë valë. E lemë rreth 10 minuta të gatuhet dhe më pas shtojmë orizin, kripën, piperin e zi dhe salcën, produktet e së cilës i kemi kaluar në blender.
Kungujve u kemi hequr pjesën e brendshme të cilën e shtojmë tek mbushja. Vendosim në tavë si bazë një shtresë me salcën e domates. Vendosim kungujt të cilët i mbushim me için e përgatitur. Vendosim mbi mbushje nga një fetë domate. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë.