Receta

Kungulleshka të pjekura në erëza me kos nga zonja Albana

18 Korrik, 11:49| Përditesimi: 18 Korrik, 11:50

  • Share

Kungulleshka të pjekura në erëza me kos

Përbërësit: 

  • 2 kungulleshka mesatare
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper i zi
  • 1/2 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1/2 lugë çaji rigon ose trumzë
  • 1 thelpi hudhër e grirë hollë

Për salcën me kos:

  • 200 ml kos i trashë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji limon ose uthull molle
  • Kripë, hudhër e shtypur
  • Kopër e grirë ose majdanoz

Përgatitja:

Presim kungulleshkat në feta të holla, i vendosim në tavë me letër furre dhe i spërkatim me pak vaj ulliri, kripë dhe erëza. I pjekim për pak minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante anash. Ndërkohë, përziejmë përbërësit e salcës me kos. Shërbejmë kungulleshkat të ngrohta me salcën anash ose sipër, si meze apo pjatë kryesore të lehtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?