Të jesh një kandidate grua në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, mund të jetë një avantazh në krahasim me burrat.
Kjo pasi gratë kanë më shumë mundësi të hyjnë në parlament, pavarësisht se në listë mund të jenë disa burra që kanë grumbulluar më shumë vota personale se ato.
Ligji zgjedhor, parashikon që në çdo tre emra fitues në listën e hapur, një prej tyre duhet të jetë i gjinisë tjetër.
Marrim shembull një parti A, dhe kandidatë të saj me emra të supozuar, jo rale, të renditur kështu sipas votave hipotetike që kanë marrë.
Nëse tre emrat e parë më të votuar, janë burra, kandidati i tretë do spostohet një vend më poshtë, për t’i lënë vend gruas më të votuar ndër gratë e listës së hapur.
Pra, sipas shembullit tonë, edhe pse kandidati Alban Koci mund të ketë marrë 800 vota, dhe është i treti më i votuar, ai duhet t’i hapë rrugë kandidates Adela Plaku, edhe pse ajo ka 200 vota.
Në këtë rast, kandidatja grua merr një avantazh për kuotën gjinore, edhe pse vota mund të ketë më pak se burrat e tjerë në atë listë.
Ky rregull do të përsëritet çdo tre emra, për të garantuar gra fituese, të paktën 30 %.
Kjo bën që në qarqe të mëdha, si Tirana, Fieri, Elbasani, Vlora apo Korça, gratë të parakalojnë burrat tek ato parti që do të marrin shumë mandate dhe ta orientojnë garën brenda njëra-tjetrës në parti.
Burrat edhe pse mund të grumbullojnë mijëra vota, mund të digjen dhe të zëvendësohen me gra fare pak të votuara.
Ky rregull do të aplikohet në çdo parti, dhe sido që të jetë kompozuar lista e mbyllur e subjekteve.
Lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë si të ndara për efekt të barazisë gjinore. Një grua do të jetë e favorizuar në listë të hapur, pavarësisht se sa gra mund të jenë zgjedhur deputete nga lista e fiksuar.
-Ervis Deda 900
-Artan Koçi 800
-Dritan Elezi 700
-Fatbardh Ndreu 600
-Adela Plaku 200
-Blerta Deliu 100
-Ervis Deda 900
-Adela Plaku 200
-Artan Koçi 800
-Dritan Elezi 700
-Blerta Deliu 100
-Fatbardh Ndreu 600
Komente
