Hetimet për "Katargate" kanë shkuar në një tjetër nivel. Sipas asaj që bën me dije L'Equipe, Mohamed Bin Hammam është në hetim dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga drejtësia franceze.
Ish-presidenti i Konfederatës së Futbollit Aziatik tanimë është në kërkim, pasi gjyqtari Serge Tournaiure në Francë ka lëshuar një urdhër arresti për të më 22 qershor të këtij viti, me akuzat për akte korrupsioni të lidhura me marrjen e të drejtës së Kupës së Botës 2022".
Njeriu që kërkonte të pasonte Sepp Blatter në krye të FIFA-s u përjashtua përgjithmonë në institucioni botëror i futbollit në vitin 2011 për dyshimet për korrupsion. Veç saj ai ishte i akuzuar edhe për blerje votash në garën për organet drejtuese të FIFA-s.
Sipas asaj që u publikua në 2014 nga Sunday Times, Mohamed Bin Hammam i ofroi në nëntor 2010 shumën e 305 mijë eurove Reynald Tamarrit, presidentit të Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë nga 2004-2010, me qëllim marrjen e votës së tij që Katari të merrte të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, ashtu edhe siç ndodhi.
Tanimë 74 vjeç, Bin Hammam ishte në hetim prej vitesh dhe hetuesit kishin prova për të, ndërsa duket se ai është arratisur dhe autoritetet në Francë nuk kanë asnjë adresë të tij.