BERGAMO - Italia shënoi fitoren e dytë në Grupin I kualifikues për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Estoninë 5-0 në një ndeshje të zhvilluar në Bergamo. Trajneri i ri i të kaltërve, Gennaro Gattuso, siguroi tri pikë të plota në debutimin e tij në stolin e Italisë.
Pas një pjese të parë të mbushur me raste, ku Retegui goditi traversën, Italia shpërtheu në minutën e 58-të. Moise Kean shënoi me kokë pas një pasimi të mirë të Reteguit, duke ulur tensionin. Pak më vonë, vetë Kean goditi shtyllën, por Retegui gjeti dy gola të tjerë, ndërsa Raspadori rriti epërsinë duke vendosur një diferencë të rëndësishme për golaverazhin final. Në kohën shtesë, Bastoni vulosi fitoren me një goditje të bukur me kokë.
Ky rezultat ishte një fillim premtues për ekipin italian nën drejtimin e Gattusos, duke i dhënë atij tri pikë të arta për rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Me gjashtë pikë pas tre raundesh, Italia mban vendin e tretë në Grupin I, tre më pak se Izraeli dhe gjashtë më pak se Norvegjia që kanë nga një ndeshje më shumë.
Trajneri Gatusso (në mes) gjatë himnit të Italisë
Komente
