Flachau, AUSTRI - Skiatorja Lara Colturi u pozicionua e 13-ta në etapën e radhës të Kupës së Botës zhvilluar në Austri, në disiplinën e Sllallomit. Italo-shqiptarja i ka dhënë 20 pikë të tjera vendit tonë, teksa flamuri kuqezi u valvit në Alpet e Evropës ku po mbahet gara.
Pas zbritjes së parë, Colturi kronometroi kohën 58”91, ndërsa pas zbritjes së dytë ajo regjistroi kohën 57”82. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’56”73, ajo u klasifikua në vendin e 13-të, duke e konfirmuar si një skiatore që këtë sezon gjithnjë është renditur brenda “top-15” më të mirave.
Lara ka bërë paraqitje të mira duke u renditur në dy raste si e dyta në botë në garat e mëparshme. E cilësuar si një prej talenteve më të mëdha në botën e skive për vajza, Lara ka ngritur flamurin e Shqipërisë në një sport që për vendin tonë nuk është shumë popullor.