FIFA ka caktuar polakun Szymon Marciniak si gjyqtarin kryesor të gjysmëfinales mes Paris Saint Germain dhe Real Madrid, që do të luhet më 9 korrik në “MetLife Stadium” të New York.
Ky vendim ka ngjallur diskutime, pasi Marciniak gjykoi edhe ndeshjen e mëparshme të madrilenëve në çerekfinale, përballë Juventusit, vetëm pak ditë më parë. Pavarësisht këtij precedent, FIFA i ka besuar sërish arbitrimin e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij turneu.
44-vjeçari polak, një nga arbitrat më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare, do të drejtojë një përballje të zjarrtë mes dy gjigantëve të futbollit evropian, ku pritet një spektakël i vërtetë në kuadër të edicionit të parë të Kupës së Botës për Klube me formatin e ri.
Prezenca e Marciniak në këtë gjysmëfinale mendohet se e përjashton atë nga mundësia për të gjykuar finalen e madhe, sipas praktikës së ndjekur nga FIFA për të shmangur konfliktet e interesit apo përsëritjen e arbitrave në ndeshjet më vendimtare të turneut.
Komente
